Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka komentuar mbi planin e paqes që po raportohet në mediat ndërkombëtare.
Ajo tha se “Emisari i veçantë Steve Witkoff dhe Marco Rubio kanë punuar në heshtje gjatë muajit të kaluar”, duke përmendur angazhimin me të dyja palët, Rusinë dhe Ukrainën, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.
Leavitt shtoi se bisedimet po vazhdojnë, por nuk pranoi të zbulojë detaje të mëtejshme. “Plani është i mirë për të dyja palët dhe besojmë se duhet të pranohet nga të dyja. Jemi optimistë pas bisedimeve,” tha ajo.
Ndërkaq në një reagim autoritetet ukrainase e quajtën planin SHBA-Rusi “absurd dhe të papranueshëm”.




