Dafina është një bimë shumë e pasur me vitamina dhe minerale.Nëse ju vuani nga këto probleme, më poshtë do të mësoni përgatitjen e disa kurave me dafinë që do të përmirësojnë ndjeshëm simptomat prej të cilave vuani.
Shurup Kolle I Përgatitur Në Shtëpi – Dafina përbën një mënyrë efikase për të trajtuar kollën e thatë.Kura kundër kësaj kolle përgatitet shumë lehtë në kushtet e shtëpisë.Në një tenxhere ose çajnik hidhni dy gota me ujë dhe më pas 6 gjethe dafine.Pasi të kenë zier për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe lëreni të ftohet.Lëngun hidheni në një tas qelqi dhe shtoni gjashtë lugë gjelle me sheqer kaf dhe lëngun e një limoni.Përziejini mirë përbërësit me njëri tjetrin dhe lëngun futeni në një kavanoz me kapak, të cilin mund ta ruani në frigorifer për 7 ditë.
Kompresat Me Gjethe Dafine – Gjethet e dafinës janë shumë të mira kundër bronshitit.Me to ju mund të bëni kompresa të mira e shëruese.Në një tenxhere të vogël hidhni dy gota me ujë dhe pasi të kenë marrë valë shtoni 3 gjethe dafine.Fikeni sobën dhe pas pak minutash, në tenxhere hidhni një napë të cilën më pas mund ta përdorni si kompresë e ta mbani në kraharor.Një mënyrë tjetër është që pasi gjethet e dafinës të kenë qëndruar në ujë të ngrohtë për disa minuta, t’i vendosni menjëherë mbi kraharor.
Vaji Esencial I Dafinës – Aroma e thellë e dafinës ju ndihmon të merrni frymë lirisht.Për përgatitjen e vajit të dafinës ju duhen 4-5 gjethe dafine dhe 2 gota me vaj bajameje të ëmbël.Pastrojini gjethet dhe hidhini në një kavanoz bashkë me vajin e bajames.Lërini së bashku për 40 ditë dhe më pas mund ta përdorni vajin për të përmirësuar frymëmarrjen ose kundër sinozitit.




