Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët nga qeveria në detyrë.
Bajrami vlerëson se kjo është një gënjeshtër e madhe e Qeverisë Kurti teksa nëpërmjet një grafikoni ka paraqitur rritjen e cmimit të energjisë elektrike.
Tutje, ajo ka shkruar se derisa në vitin 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 euro në muaj për energji, sot e njëjta familje paguan 169.Sipas saj, çmimi i energjisë elektrik është rritur për 300 për qind.
Sipas saj, pretendimi i qeverisë për subvencionim të faturave është mashtrim.
“Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 – shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro. A po e shihni mashtrimin? Ani “po ju subvencionojmë faturat” Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë në mërgim e nga atje po e financon konsumin në Kosovë (krejt kjo lehtë e faktushme)”, ka shkruar Bajrami.




