Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e gjykatës, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat dhe poashtu vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
Sipas asaj që mëson Top Channel, Gjykata vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës, ndërsa për dy vartësit e saj, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, u dha dënimi arrest shtëpie.




