Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë një thirrje publike për mobilizim të strukturave dhe mbështetësve të PDK-së, duke theksuar se partia e tij mbetet “forca e madhe e vlerave kombëtare dhe shtetformuese”.
Ai u ka bërë apel qytetarëve dhe aktivistëve të PDK-së që të angazhohen fuqishëm në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Haliti shton se është koha që ta kthejmë shtetin në binar dhe qytetarëve t’ua rikthejnë shpresën.




