Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka deklaruar se fabrika e municioneve pritet të nis punën jo më vonë se fundi i vitit 2026.
Maqedonci, në emisionin KallxoPërnime, ka thanë se kanë dakordim me kompaninë e kontraktuar nga Turqia që fabrika e municionit të nis punën më së largu në fund të vitit të ardhshëm.
“Ne kemi një vlerësim dhe dakordim me prodhuesin turk që kjo fabrikë të funksionalizohet jo më vonë se në fund të vitit 2026. Kosova do të filloj të prodhoj municion. Makineritë vetëm janë duke u prodhuar në Turqi. Ndërtimi i objektit nuk merr shumë kohë” tha ai.
Maqedonci ka deklaruar se fabrika e municionit do të vendoset në rajonin e Gjakovës ndërsa ka thënë se makineritë për këtë fabrikë vetëm se kanë nisur të prodhohen në Turqi.




