Me një seancë solemne, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shënoi sot 117 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe.
Kryeministri Hristian Mickovski e cilësoi këtë ditë si një simbol të fortë historik dhe kulturor dhe se Kongresi i Manastirit tregoi se fuqia e një shoqërie buron nga njohuria, gjuha dhe besimi në të ardhmen.
Zëvendëskryeministri Arben Fetai në fjalën e tij tha se, Kongresi i Manastirit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme për zhvillimin arsimor të vendit dhe një hap i domosdoshëm drejt modernizimit të shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve funksionale.




