Sipas ekspertëve ushqimet, kaloritë e së cilave shkojnë afër zeros, janë frutat dhe perimet që marrin më shumë energji për t’u tretur krahasuar me atë që i japin trupit.
Këto ushqime bëjnë pjesë në këtë kategori:
Mollët – 125g mollë përmbajnë rreth 65 kalori dhe furnizojnë trupin me fibra dhe ujë. Kjo bën që të konsumoni shumë më pak kalori gjatë ditës.

Brokoli – 100g përmbjnë vetëm 34 kaloriLakra – jeshile ose e kuqe lakra përmban pothuajse 0 kalori, duke furnizuar trupin me sasi të mëdha vitamine C dhe plot përfitime shëndetësore.

Karotat – një karrotë ka pothuajse 25 kaloriLulelakra – 100g lulelakër përmban vetëm 25 kalori, ashtu si brokoliKastraveci – 100g përmban vetëm 15 kalori dhe 95.23g ujë.

Sallata jeshile – 100g përmban vetëm 14 kalori.

Lëngu i limonit të verdhë dhe jeshil – pothuajse 0 kalori.

Spinaqi – 100g gjethe spinaqi përmbajnë 23 kalori dhe 91.4g ujëDomatet – 1 domate ka pothuajse 10.8 kalori, ndërsa një domate qershi ka vetëm 3.61.

Këto ushqime plot fibra, minerale dhe vitamina janë shumë të shëndetshme dhe duhet t’i konsumoni çdo ditë, sidomos nëse doni të humbni peshë.




