Sonte, Filharmonia e Kosovës dhe Opera e Kosovës u paraqitën me një koncert në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli në Vatikan.
Koncert ky që u realizua në bashkëpunim me Fondacionin Bartolucci, si pjesë e aktiviteteve të Jubileut në Vatikan.
Aty ishte prezent edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrullah Çeku, tha se përformancae orkestrës, koreve, së bashku me solistët Besa Llugiqi, Ivana Hoxha, Carlos Cardoso dhe Biagio Pizzuti, nën drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, sollën një interpretim të fuqishëm, me plot emocion të oratoriumit “La Tempesta sul Lago”, nga Domenico Bartolucci.
Çeku tutje thekson se kjo mbrëmje ishte edhe një dëshmi e fuqisë së artit, si përfaqësimi më i mirë i shtetit të Kosovës në skenat e mëdha botërore, përballë një audience të pasur kulturore e diplomatike.





