Avokati Arianit Koci përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ka bërë të ditur se nga e mërkura do të jetë në Beograd, pasi sipas tij kemi hala qytetarë në burg dhe pa veprim në teren nuk kryhen punët.
Koci ka njoftuar se këto ditë pret edhe një lirim nga burgu I atjeshëm.
“Problemi i zyrtarëve tanë është që mendojnë se punët kryhen me emaila.
Në fakt, disa as nuk mërziten për qytetarët tanë të burgosur. Nuk e kanë ndjenjën e maksimës: “Një për krejt, krejt për një”.
Shteti mendon për secilin qytetar. Siç çdo qytetar, që duhet me mendu për shtetin e vet,”shkruan Koci.
Avokati tutje thekson se angazhimin e tij në Serbi e bënë falas dhe se për të burgosurit politik, shteti i Kosovës duhet me nda buxhetin: paratë. Sikur për proceset gjyqësore në Hagë.
Koci thotë: Infrastrukturën ligjore e kemi. Edhe praktikën.
Mos të harrojmë: familjet po shkatërrohen finaciarisht duke paguar për vizita dhe avokat lokal. E ata janë njerëzit tanë.




