Partitë politike kanë kohë një javë për formim të koalicioneve.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për RTKLive se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë.
Ai tha se afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 30 nëntor 2025.




