Lojtari i KF Malisheva në futsal, Arianit Berisha, është shpallur lojtari i javës së 8-të në Superligën e Kosovës në futsall.
Ai tregoi një paraqitje të shkëlqyer në derbin ndaj Shtimja 26, i cili përfundoi me rezultat 5:4 në favor të Malishevës.
Kontributi i tij ishte vendimtar në këtë fitore, pasi ai shënoi dy gola për të arritur fitoren e madhe.




