Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.
Sipas KQZ-së, afati përfundon me 30 nëntor ndërkaq do të zhvillohet në dy periudha.
Në periudhën e parë që do të përfndojë me 30 nëntor është afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike ndërkaq në periudhën e dytë që përfundon më 7 dhjetor është afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike.
Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin e tyre.




