Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Uluta ş, priti sot ambasadorin e Republikës Sllovake në Republikën e Serbisë, Sh.E. Michal Pavuk, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Takimi i ofroi një mundësi të vlefshme Komandantit për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Në këtë kontekst, gjeneral Uluta ş vlerësoi kontributet e Sllovakisë në misionin e KFOR-it.





