Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas pezullimit të punës së Trafikut Urban në Prishtinë, duke fajësuar ish-opozitën për mos votimin e buxhetit në seancën që ishte thirrur nga partia e saj.
Seanca e thirrur nga ta kishte në rend të ditës votimin për buxhetin e vitit 2026, buxhetin e tri komunave të vitit 2025 dhe buxhetin për punëtorët e RTK-së.
Haxhiu thotë se ky opozitarizëm nuk i bën mirë askujt dhe nuk ka opozitarizëm në shpinë të qytetarëve.




