Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e katërmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Llapit, Muhamet Hyseni, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 81 minuta të ndeshjes, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në golin e katërt, në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër FC Ballkanit, 2:4 në Suharekë.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, ndërkaq Hyseni pasi pranoi çmimin u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.





