Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot subjektit të tij i është bashkuar Iniciativa Demokratike e ish-deputetit Shkumbin Demaliaj.
Sipas tij, shkrirja e këtij subjekti në PDK, është një hap i rëndësishëm i rrugëtimit të tyre të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
“Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!” – përfundon Hamza.




