Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Özkan Uluta ş, priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare dhe komandantin e Ushtrisë Kombëtare të Republikës së Moldavisë, gjeneral brigadierin Vitalie Micov, në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.
Ata shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për përpjekjet e KFOR-it, ndërsa Gjeneralmajor Ulutaş përshëndeti kontributin e gjatë dhe më të çmuar të Moldavisë në aktivitetet e përditshme të KFOR-it dhe vlerësoi profesionalizmin e shfaqur nga personeli moldav.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.




