Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pasi disa anëtarë në një konferencë për media javën e kaluar deklaruan se kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë.
Ata thonë se këto deklarata janë “tërësisht të pavërteta dhe të pabazuara”, ndërkaq shtojnë se takimi ka qenë i hapur dhe transparent dhe është zhvilluar në prani të publikut dhe mediave.
KPK bën të ditur se shumë shpejt do ta caktojë një takim të jashtëzakonshëm për këtë çështje.




