Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1752 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, ka ndodhur një aksident me fatalitet, 22 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 21 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 18 persona, ndërsa 1 person është dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit.





