Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se buxheti i Prishtinës është përdorur për qëllime elektotale.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, në mungesë të kauzave të vërteta politike, ka vendosur të sabotojë, të marrë peng qytetarët e Prishtinës dhe të mbajë peng qytetin e Prishtinës, duke bërë betejën politike në kurriz të tyre, vetëm e vetëm që të fajësohet qeveria apo Ministria e Financave.
Murati tha se kryeqyteti ka punuar me 1/12 e buxhetit emergjent.




