Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se partitë opozitare mbajnë përgjegjësinë për mosmiratimin e buxhetit të Prishtinës dhe për bllokimin e mjeteve për RTK-në.
Në një konferencë për media, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje kishte thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të votuar buxhetin, por partitë e tjera nuk morën pjesë.
Murati theksoi se qeveria, pavarësisht vullnetit, ka tentuar të ndihmojë përmes një huadhënieje në formë overdrafti, por pa votat e nevojshme nga Kuvendi nuk ka qenë e mundur të procedohet.




