Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se tashmë nuk mund të kërkojë nga deputetët të mblidhen për çështjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës dhe RTK-së, duke theksuar se për një gjë të tillë iu ishte lutur partive politike ditën kur kishte dështuar të zgjidhet mandatari i dytë për kryeministër.
Ajo ka thënë se ka bërë çdo përpjekje për ta shtyrë përpara dhe të gjejë zgjidhje, por janë partitë e ish-opozitës që nuk pranuan dhe refuzuan të kthehen dhe njëherë në Kuvend para se ta nënshkruante dekretin për shpërndarje.
Osmani ka thënë se kërkesa e saj nuk ishte kundërkushtetuese.




