Operatorët privatë dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” u bënë bashkë te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre, atyre iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe shkuan tek objekti i Qeverisë së Kosovës, nga ku i bënë thirrje kryeministrit në detyrë por edhe ministrit në detyrë të Financave që t’i presin në takim.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qëllimshëm nga qeveritarët nuk u bë alokimi i mjeteve, që siç thotë ai po mbahen peng nga Ministria e Financave.
Ndërsa përfaqëusesi i Trafikut Urban u ka bërë thirrje Kurtit dhe Muratit që t’i thirrin në takim për të hedhur, siq thotë ai, të drejtën në sy dhe për të sqaruar veten, ndërkaq fton qytetarët e Kosovës që të “hapin sytë” para kutive të votimit ngase asnjë punëtorë i trafikut urban nuk do të dalë të votojë pasi që, sipas tij, familjet e tyre mbetën pa bukë.




