Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Afrim Toverlani, tashmë ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën për pozitën e trajnerit.
Ai u kthye tek Prishtina pas disa vitesh, me të cilën ka një histori të gjatë e të suksesshme.
Toverlani në karrierën e tij ka drejtuar disa nga klubet më të rëndësishme në futbollin Kosovar si: Trepçën ’89, Feronikelin, Ferizajin dhe më të rëndësishmen Prishtinën.
Përgjatë karrierës së tij, ai ka fituar 7 trofe me Prishtinën dhe 1 me Feronikelin, duke dëshmuar stabilitet dhe cilësi.




