Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u prit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum.
Gjatë takimit ai e informoi ministrin Krichbaum mbi ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, duke përmendur rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, rritjen e prodhimtarisë, si dhe përpjekjet për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
Në përfundim të takimit, Bislimi falënderoi ministrin Krichbaum për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.




