Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat për fëmijët me rritje prej 50% të tyre.
Ai ka thënë se mbi 400 mijë fëmijë janë përfitues të këtyre shtesave dhe gjatë ditës të gjitha familjet do t’i kenë në llogari.
“Qeveria për Familjen!” – shkruan Murati.





