Gjykata Themelore në Pejë Departamenti për Krime të Rënda, në përbërje me trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtari Armend Lokaj dhe anëtarët gjyqtarët Sami Sharraxhiu dhe Petrit Nrecaj, ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër të pandehurit A.H., me vendbanim në Pejë.
Gjykata ka vendosur që të pandehurit A.H. t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv prej 6 viteve për shkak të veprës penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.




