Në ndeshjen e parë të fazës së 16 më të mirëve të UEFA Ligës së Kampionëve në futsall, Prishtina 01 ka treguar një tjetër paraqitje dinjitoze, duke barazuar 3:3 përballë kampiones së Letonisë, Riga FC në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Golat i shënuan Drilon Maxharraj (6’, 10’) dhe Ramadan Alaj (34’).
Tani gjithçka mbi kualifikimin në çerekfinale do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet më 5 dhjetor në Riga.




