Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, ka pritur ambasadoren e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Sh.E. Jessica Blitt, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Takimi i ofroi një mundësi të vlefshme Komandantit për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në këtë kontekst, gjenerali Ulutaşh i përgëzoi kontributet e Kanadasë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.





