Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Rexhepi e informoi ambasadorin Hargreaves me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe me përpjekjet për konsolidimin e praktikës së saj gjyqësore në harmoni me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Të dyja palët konfirmuan misionin fisnik që kanë gjykatat kushtetuese në garantimin e funksionimit demokratik të mekanizmave shtetëror dhe respektimin e kushtetutshmërisë në vend.




