Liga e Kampionëve konsiderohet si turneu më elitar i futbollit europian, ku ekipet nga Evropa luajnë për të fituar titullin e “më të mirit të Evropës”.
Sonte ky turne kthehet me disa lojë interesante të xhiros së 5-të të fazës së ligës.
Në derbin e mbrëmjes që zhvillohet në Londër, Chelsea e pret Barcelonën në një ndeshje interesante ndërsa pak më lartë se Londra, në qytetin e Manchesterit, Manchester City e pret Bayer Leverkusenin.
Në ndeshjet e tjera, Dortmundi e pret Villarealin, Qarabag udhëton për tek Napoli, Slavia Praha ndeshet me Athletic Bilbaon, Bodo/Glimtin e pret një ndeshje e vështirë në shtëpi me Juventusin dhe Marseille e pret Newcastle United.
Ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.




