Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pritur në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje.
Ajo tha se Spahiut i ka uruar rikthim të lehtë në normalitet dhe gjithë të mirat pranë familjes.
Më tej, Osmani u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të mos kalojnë nëpër Serbi, sidomos gjatë festave të fundvitit.




