Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2479 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 23 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 38 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 16 persona, kurse 13 person janë dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit.





