Protestuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë pasur një diskutim më të ashpër me Policinë e Kosovës, të cilëve u thanë se nuk do të lëviz asnjë nga autobusët që është vendosur në rrugën “Agim Ramadani” pa përfunduar protesta.
Njëri nga ta tha se për këtë ishin lajmëruar institucionet një ditë më parë, por kërkon edhe nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati që të reflektojë.
Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe ata të operatorëve privatë nga e hëna kanë ndërprerë qarkullimin në kryeqytet meqenëse nuk kanë marrë pagat e tyre.
Ata të hënën fillimisht shkuan te Komuna e Prishtinës e më pas bashkë me kryetarin Përparim Rama u vendosen te objekti i Qeverisë.
Megjithatë ata u takuan me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati, por nuk gjetën një zgjidhje.




