Qeveria në detyrë ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit nuk janë dhënë më shumë detaje se për cilat institucione do të ketë ndarje buxhetore nga këto kursime dhe ndarje.
Në anën tjetër vazhdojnë grevat nga punëtorët e RTK-së dhe “Trafikut Urban”, të cilët nuk morën pagat.




