Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj ngërçit politik që ka ndodhur pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025 në Kosovë.Zëdhënësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nikolla Gaon, ka bërë të ditur se vendimi për dërgimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 dhejtorit do të konfirmohet më vonë.
Ai shprehu keqardhjen e Bashkimit Evropian për situatën politike të krijuar në vend.
Ai gjithashtu tha se BE-ja ka marrë njoftimin për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, dhe nënvizon rëndësinë e një procesi zgjedhor të mirë administruar dhe konkurrues.
Gaon gjithashtu shtoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë me autoritetet e Kosovës sapo të zgjidhen dhe të vazhdojë mbështetjen në rrugën drejt Bashkimit Evropian.




