Në një kohë kur ritmi i kohës është bërë më i shpejtë se kurrë, shumë njerëz po kërkojnë mënyra praktike për të menaxhuar stresin dhe për të ruajtur qetësinë gjatë ditës.
Këto janë pesë teknikat më të thjeshta, por shumë efektive, që mund të ndihmojnë çdo njeri të ndjehet më i balancuar.
1.Frymëmarrja e thellë – Vetëm 60 sekonda frymëmarrje ritmike mund të qetësojë sistemin nervor.
2.Ecjet e shkurtra – Një ecje 5-10 minuta jashtë, qoftë edhe rreth shtëpisë apo punës, i jep trupit oksigjenim më të mirë dhe e largon mendjen nga ngarkesa.
3.Stretching i lehtë – Shumë njerëz e ndjejnë stresin në qafë, shpatulla dhe shpinë. Vetëm pak ushtrime të lehta për shtrirje mund të ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe përmirsimin e humorit përgjatë ditës.
4.Pushimi nga telefoni – Ndërprerja për 15-20 minuta nga telefoni, sidomos gjatë orëve me ngarkesë të lartë, ndikon pozitivisht në përqendrim.
5.Një pije e ngrohtë – Çaji bimor, kakao e ngrohtë ose edhe një çaj menteje ndihmojnë trupin të qetësohet dhe krijojnë ndjenjën e rehatisë.




