Bashkimi Evropian ripërsëriti paralajmërimin se nuk do të lejojë copëtimin e Ukrainës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha para ligjvënësve evropianë në Strasburg se Evropa është kundër dhënies së territoreve ukrainase Rusisë.
Deklaratat e shefes së Komisionit Evropian erdhën ndërsa SHBA vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit. Von der Leyen përshëndeti përpjekjet e Trump për të gjetur paqe, duke i përshkruar ato si “një pikënisje”, por e bëri të qartë se Evropa kishte shumë shqetësime në lidhje me detajet e përshkruara në planin origjinal prej 28 pikash SHBA-Rusi. Ajo kërkoi të rritet presioni ndaj Rusisë.




