Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana njëherësh pjesë e PDK komentoi mënyrën se si publiku e vlerëson kryeministrin Albin Kurti në paraqitjet ndërkombëtare dhe në përdorimin e gjuhës angleze.
Ai tha se, sipas tij, vlerësimet pozitive për aftësitë gjuhësore të Kurtit janë të ekzagjeruara teksa përmendi edhe një moment nga e kaluara, duke pretenduar se Kurti nuk kishte arritur të zgjidhte një detyrë të thjeshtë matematikore.
Cana theksoi se këto komente nuk i bën për të thënë se një kryeministër patjetër duhet të ketë aftësi të veçanta në matematikë apo gjuhë të huaja, por për t’iu kundërpërgjigjur, sipas tij, perceptimit publik se eksponentët e Vetëvendosjes janë më të përgatitur se të tjerët.




