Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e tretë të vitit 2025, duke bërë të ditur se çmimet e prodhimit janë më të larta se në tremujorin e dytë të këtij viti.
Po ashtu, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e prodhimit kanë shënuar rritje prej 5.5%.
ASK-ja ka sqaruar se ngritjet më të mëdha janë vërejtur në disa degë të veprimtarive ekonomike: “Prodhimi tjetër p.k.t. 4.7%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 3.9%, prodhimi i mobilieve 2.7%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2.0%, prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9%, prodhimi i metaleve 1.3%, përpunimi i produkteve ushqimore 0.7%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.5%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.2%, nxjerrja e xehes së metalit 0.1%”.




