Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues drejtuar diasporës kosovare, në prag të nisjes së periudhës së aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme.
Në postimin e tij ai vë në pah rolin historik të diasporës duke thënë se Kosova ka nevojë për ta siç edhe ata e kanë mbajtur Kosovën gjallë në zemrat e tyre.
Haradinaj shkruan se rrugëtimi i diasporës nuk është i lehtë, ai fillon tek gjyshi, kalon te babai, te i biri dhe sot te nipi që po rritet për ta dashur Kosovën si familja e tij.
Ai shton se betëm mirëqenia e familjes nuk mjaftonte për ta, andaj shumë prej tyre e ndryshuan rrugën, nga rruga e punës në atë të maleve për ta sjellë lirinë që sot e gëzojmë.





