Me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një urim për të gjithë pjesëtarët aktivë dhe rezervë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se FSK që nga themelimi i saj ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e sovraniteti dhe integriteti territorial.
Jashari u shprehu falënderime dhe mirënjohje të gjithë pjesëtarëve të FSK-së për përkushtimin dhe sakrificën e përditshme në shërbim të atdheut.





