Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.
Në këtë mbledhje thuhet se është miratuar formimi i Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës e në krye të së cilit është vendosur Memli Krasniqi, që me përvojën e tij do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores.
Poashtu është vendosur që pas zgjedhjes së Hamzës në krye të partisë, Arian Tahiri të bëhet U.D i kryetarit të degës në Mitrovicë.
Kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes.




