Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në Edicionin e 8-të të Konventës së Industrisë së Drurit 2025, ku u diskutua përr zhvillimin, inovacionin dhe të ardhmen e sektorit të industrisë së drurit, të organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Ai theksoi se si Qeveri, po punojnë me kujdes e vëmendje për të krijuar një mjedis ku bizneset mund të zhvillohen më lehtë, me më pak barriera dhe më shumë mundësi dhe se këto përmirësime rrisin aftësinë e kompanive të përpunimit të drurit dhe prodhuesve të mobilieve që të bashkëpunojnë më lehtë me partnerë ndërkombëtarë, të sigurojnë investime të reja dhe të zgjerohen më shpejt drejt tregjeve të huaja.
Në këtë rrugëtim, qeveria juaj është partneri juaj, deklaroi Kurti, i cili po ashtu tha se po investojnë edhe në arsim profesional dual, digjitalizim të shërbimeve; inovacion dhe makineri moderne; rritje të kapaciteteve eksportuese; si dhe standarde të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve.




