Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas dhënieve të buxheteve disa institucioneve por jo edhe për RTK-në.
Për këtë veprim të Qeverisë, ajo tha se Kurti, Murati dhe njerëz të LVV-së, kanë mission special të shkatërrojnë RTK-në pasi që nuk po munden ta vendosin në kontrollë totale, pasi që sipas saj, kontrolla aktuale që janë duke e ushtruar nuk i’u mjafton.
Kusari shton se kjo është luftë speciale kundër lirisë së medias, kundër RTK-së dhe nëpërkëmbje e 700 punëtorëve dhe familjeve të tyre dhe se përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.





