Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka prezantuar sot raportin e Listës Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Sipas këtij raporti, lista përmban gjithsej 2,076,422 votues, prej të cilëve 1,067,499 burra dhe 1,008,923 gra.
Kjo shifër paraqet 7,324 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sipas njoftimit të KQZ-së.
Gjithashtu, KQZ-ja ka miratuar sloganin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili do të jetë: “KOSOVA VOTON!.




