Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do ta udhëheqë fushatën e PDK-së si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor.
Ai në një postim në Facebook, është shprehur se do të jetë plotësisht në shërbim të fushatës, të ekipit, të strukturave dhe të fitores së përbashkët të PDK-së.
Krasniqi ka njoftuar se kësaj radhe ka vendosur të mos kandidojë për deputet, me qëllim që të përkushtohet tërësisht në udhëheqjen e fushatës së kryetarit dhe kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza.





