Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar hematologu Dr. Adriatik Berisha.
Berisha ishte mjeku që u kujdes për babain e Hashim Thaçit kur ishte në momentet e fundit të jetës në QKUK.
Hamza thotë se Berisha përveç ekspertizës së tij, gjithmonë ka treguar përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.
Ai shton se Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre.





