Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, ka kritikuar ashpër kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për sjelljet e tij.
Ai ka thënë se ka politikanë që dinë të mbijetojnë vetëm në kaos, të krijojnë krizë dhe të shfaqen si zgjidhja, që detyrojnë qytetarin të kërkojë stabilitet, ndërsa vet ta përdorin rrëmujën si oksigjen politik.
Mustafa ka theksuar se nuk na duhet një qeveri që jeton prej tensioneve, prej përçarjeve dhe prej krizave të fabrikuara, por na duhet një qeveri normale, që punon normalisht për një vend normal.
Ai shton se Kosovës i duhet një Qeveri që fokusohet te zhvillimi, ekonomia, investimet, arsimimi, standardi jetësor dhe që e afron Kosovën me familjen perëndimore jo me fjalë, por me punë.




